Mbrëmë, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “detyrim”.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit S. Z., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar pas një pune hetimore dhe masave të ndërmarra për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Si rezultat i vëzhgimit dhe masave të aplikuara hetuesit policorë kanë arritur që në zonën e Vushtrrisë të dyshuarin ta zënë në flagrancë, ku tek i njëjti në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedhën e dërguar nga viktima
Nga hetimet e deritanishme dhe provat e siguruara, bëhet e ditur se personi i dyshuar tanimë i arrestuar, dyshohet se përmes komunikimit në rrjete sociale disa herë ka detyruar viktimën që t’i dërgojë shuma të parave në lokacione të caktuara.
Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.