Një mësuese është goditur me thikë gjatë orës së mësimit në një shkollë të mesme në Maine-et-Loire, në Francën perëndimore.
Sipas mediave vendase, mësuesja është plagosur lehtë në fytyrë por nuk ka rrezik për jetën.
Një burim i lidhur me hetimet për shkaqet e ngjarjes, tha se disa minuta para sulmit, mësuesja po fliste me nxënësen në fjalë për mungesat e saj.