Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka rishpërndarë një video të Lëvizjes Vetëvendosje ku shprehet mburrje për mbajtje një vjeçare të kryetarëve shqiptarë në veri (legalë ndonëse jolegjitim) për çka ka lëshuar edhe një paralajmërim se në veri të vendit “nuk do të lejohen paralelizma” referuar institucioneve paralale serbe.
“Për atë çka është e drejtë do të insistojmë gjithmonë. Ndërkaq, kushtetushmëria dhe ligjshmëria nuk kanë alternativë dhe nuk lejojnë paralelizma”, ka shkruar Sveçla në Facebook.