Disa persona janë gjuajtur sot me armë zjarri mes veti në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahemeti tha se nuk ka të lënduar në këtë rast.
Policia është duke hetuar rastin.
“Rreth orës 14:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka thënë ajo.