Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se “terroristët” nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre në Turqi.
Këto deklarata ai bëri gjatë një adresimi në parlamentin turk pas sulmit në Ministrinë e Brendshme ku mbetën të plagosur dy policë.
“Akti i sotëm terrorist në Ankara, në të cilin dy kriminelë u neutralizuan falë ndërhyrjes në kohë të policisë, është valëvitja e fundit e terrorizmit”, tha Erdogan, raporton Papirus.
“Terroristët që përpiqen të shkatërrojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve nuk do të kenë kurrë sukses”, tha ai.
Kreu i shtetit turk shtoi se barra e futjes së moralit te grupet “terroriste” me kalkulime politike do të jetë shumë e rëndë.