Të premten rreth orës 16:20, janë arrestuar dy të mitur në rrugën “Shpejtim Robaj” në Prishtinë, si të dyshuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, tentim vrasja ka ndodhur të enjten (28.09.2023), raporton Gazeta Papirus.
“Rr. Shpejtim Robaj, Prishtinë 28.09.2023 – 16:20. Lidhur me rastin me datën 29.09.2023 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.