Gazetari Ridvan Berisha ka bërë një postim skandaloz, duke ofenduar dhe linçuar Gazetën Papirus.
Berisha, e ka shpërndarë një postim të një video, prodhim i Gazetës Papirus, ku një qytetarë ka dhënë mendimin e tij, dhe deklarata e qytetarit ka dalur në publik pa ndërhyrje dhe pa prerje të saj, duke mos qenë qëndrim i redaksisë, por mëndim i thjeshtë i një qytetari të rëndomtë, pa bazë dhe peshë publike.
Por për Ridvan Berishën, deklarata e shpërndarë nga Gazeta Papirus e këtij qytetari, duket si një medium që përkrah dhe mbështet Qeverinë e Kosovës.
Me gjasë, Berisha si në shumë raste edhe këtu është ngutur duke paragjykuar rëndë e duke mos e ditur që Gazeta Papirus, drejtohet nga një ish-pjestar dhe veteran i UÇK-së, emri i të cilit lehtë mund të gjendet në regjistrin e bizneseve në ARBK.
Postimi skandaloz i Berishës: