Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë kundër presidentit, Aleksandar Vuçiq apo siç e ka quajtuar ai “autokratit serb”.
Kamberi ka kërkuar reagimin ndaj deklaratës së Vuçiqit i cili ka thënë se në mesin e policëve kosovarë ishin edhe “kriminelët e trajnuar nga Preshva”.
Ai thekson se nërkombëtarët duhet të veprojnë ndaj çdo tentative të Vuçiqit për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshëvës.
“Presidenti Vuçiq mbrëmë deklaroi se në aksionin e Banjskës, në mesin e policëve profesionistë të RKS-së, ishin edhe “kriminelët e trajnuar nga Presheva”. Ftoj bashkësinë ndërkombëtare të veprojë në parandalimin e çdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj Albit nga Lugina e Preshevës.” – ka shkruar Kamberi në rrjetin social “X” (Twitter).