Në Leposaviq është ndaluar një veturë me targa të huaja me ngasës serb, pasi i njëjti ka hyrë në Kosovë duke iu shmangur pikëkalimeve të rregullta kufitare.
Policia ka bërë të diur se në veturë ka qenë edhe një tjetër pasagjer, poashtu serb.
“Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull serb, në veturë ka qenë edhe një pasagjer, i dyshuari i dytë mashkull serb. Dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë të kalimeve të rregullta kufitare. Është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.