Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Gashi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka deklaruar se nëse mbahen zgjedhjet tani, LLV-ja pritet të dalë mirë se në zgjedhjet e fundit.
Gashi tha se ka ardhur në këtë përfundim pas sondazheve, matjeve dhe ajo çfarë sheh tek pulsi i përgjithshëm qytetar.
Në bazë të sondazheve dhe matjeve, jo vetëm këtyre televizive por edhe nga mediat e ndryshme nacionale por edhe matjet që bëhet nga organizatat dhe kompanitë serioze kredibile të brendshme dhe të jashtme në relacion me cilin është disponimi i përgjithshëm qytetar, unë e shoh një ngritje mjaft të madhe të Lëvizjes Vetëvendosje . Realisht nuk di çfarë të them dhe e konsideroj joprofesionale të jap numër. Por unë e konsideroj rritjen më të lartë se sa ka qenë në zgjedhjet e fundit. Kështu e analizoj unë dhe e mas pulsin e rrethanave të ndryshme, sondazheve, opinionit publik, pulsin e qytetarëve dhe bindjet e përgjithshme nga ajo çfarë mund të shoh dhe kuptoj” deklaroi Gashi në një intervistë dhënë.
Analisti Gashi pati kritika në drejtim të opozitës.
Ai tha se të njëjtit janë bërë si ‘referenta administrativ të Gjykatës Kushtetuese’ .
Janë bërë referenta administrativ të Gjykatës Kushtetuese, do të thotë se po përdorin Gjykatën kushtetuese si ‘pandam’ kundrejt një Qeverie legjitime dhe legale dhe të zgjedhur me votë plebishqiptare dhe të njëjtëve ju ka bërë Gjykata Kushtetuese si një zyrë ofiçarie që mundohen t’ia rrëzojnë çdo iniciativë të Qeverisë. Kanë filluar ta shëndërrojnë Kosovën në ‘Republikë Kushtetuese’ ta themi kështu dhe t’i japin një rol që nuk e ka Gjykata Kushtetuese e që është menaxhimi politik i vullnetit qytetar pasi Kosova është demokraci parlamentare ku deputetët i sjelllin ligjet, menaxhojnë dhe udhëheqin me vendin dhe jo gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese. Këtu e shoh një qasje të gabuar të opozitës pasi fshihen prapa normave juridike” tha Gashi.