Pas një pauze prej dy javësh, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me ndeshjet e javës së pestë.
Gjatë ditës së sotme në program për t’u zhvilluar janë tri ndeshje.
Liderja në tabelë, Malisheva, do të luajë në udhëtim ndaj Gjilanit.
Malishevasit prin në tabelë me nëntë pikë, kurse gjilanasit janë të përfundit me vetëm një pikë.
Llapi, që është i katërti në tabelë me shtatë pikë, do të luajë si mysafir i Feronikelit ’74. Skuadra nga Drenasi renditet e shtata me tri pikë.
Në udhëtim do të luajë edhe Drita, që i shkon skuadrës së fundit në tabelë, Fushë Kosovës, që ende është pa pikë.
“Intelektualët” janë në pozitën e pestë me pesë pikë.
Të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 15:00.