Autori i dy atentateve ndaj Anton Berishës, ish-drejtorit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, Agim Hoti në një rrëfim ekskluziv në “Paradoks” me Vehbi Kajtazin, ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë tregimit të tij, Hoti tregon se ka qëndruar në burg, në një dhomë bashkë me Kurtin.
Hoti tregon, se gjatë periudhës tre javëshe, që ka qëndruar me të, Kurti e merrte telefonin nga ora 20:00 deri në ora 22:00, dhe gjatë kësaj kohe fliste me dikë në telefon vetëm në gjuhën serbe.
“Ajo që më ka bërë përshtypje në burgun e Prizrenit, në ora 20:00 në mbrëmjë gardianët ia kanë sjellë telefonin Kurtit deri në ora 22:00, dhe ai komunikonte në gjuhën serbe në atë kohë”, është shprehur Hoti.
Hoti ka treguar se Kurti edhe në burg ka bërë politikë, duke u marrë me pavarësinë e pakon e Ahtisarit.
Poashtu, ai ka treguar se në kohën kur Kurti lirohej nga burgu, iu kërkonte gardianëve e shokëve të dhomës që të mos ia preknin shtratin ku flinte, pasi sipas tij do kthehej prapë në burg.