Sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-t janë duke bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë.
Sipas Paparacit, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.
Burimet, siç raporton kjo medie gjithashtu pretendojnë se supozohet se do të ketë edhe arrestime.
Kujtojmë, se ditë më parë iu është konfiskuar telefoni Rrustem Mustafës-Remit, Nait Hasanit.