Në një lidhje direkte në emisionin “Pressing” në T7, gazetari Arsim Lani, raporton për marrjen në pyetje nga EULEX ndaj Rrustem Mustafës, sonte në orët e vona.
Gazetari Lani tregon se ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, tashmë është liruar dhe ka treguar se të njëjtit i është marrë telefoni.
Gazetari Lani tregon se as familjarët e Remit që po e prisnin jashtë selisë së EULEX, nuk e dinin arsyen se pse ai u mor sonte në pyetje.
Ai tha se Remi u mbajt në bazën e EULEX në Fushë Kosovë më shumë se një orë.
“Komandanti i Zonës Operative të Llapit tashmë është larguar nga selia e EULEX-it. Nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, mirëpo ka treguar se hetuesit e EULEX ja kanë marrë telefonin. Familjarët që kanë qëndruar jashtë, as ata nuk e dinë arsyen se pse është marrë Mustafa nga EULEX dhe është mbajtur më shumë se një orë. Ai tash ndodhet në shtëpinë e tij në Prishtinë. Këtu ishte edhe avokati i tij, mirëpo as Arianit Koci nuk ka dashur të flasë më shumë për detaje të tjera”, u shpreh ai