Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Syri.net mëson nga burimet brenda Prokurorisë se i arrestuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së punës së tyre, mbrëmë rreth orës 22:30 në Fushë-Kosovë.
Ai fillimisht i kishte penguar policët që ta kryenin punën e tyre, e më pas kishte filluar t’i sulmonte fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore njërit prej tyre.
Për shkak të këtyre lëndimeve, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.
Këto burime kanë thënë se i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje