Analisti serb Dushan Janjiç ka thënë se sanksionet e BE-së dhe SHBA-së për Kosovën janë interpretuar gabim nga Serbia.
Sipas tij perceptimi se Kurti duhet ndaluar dhe Serbia është e pafajshme nuk qëndron.
Edhe Serbia duhet të ketë kujdes sepse do te fillojnë sanksionet edhe për Serbinë. Në këtë moment, çdo përfundim bazohet te kjo, mund ta shoh që në Serbi ka njëfarë vetizolimi i qeverisë serbe, i diplomacisë serbe dhe njëfarë hutie të madhe për komunikimin jo vetëm me Kosovën, por edhe me fqinjët, por edhe me Bashkimin Europian, NATO-n e të tjerë. Ishte shumë e dukshme edhe në ditët e fundit,” – u shpreh analisti në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania.
Janjiç shtoi se nëse Vuçiçi nuk e ndryshon politikën, nuk është i sigurt nëse të njëjtat sanksione nuk do të vendosen dhe në Beograd. Sipas tij problemi kryesor i presidentit serb dhe diçka që do i hapë probleme në të ardhmen është fakti që nuk pranon dot të vërtetën dhe s’e sheh në sy realitetin.