Gjatë ditës së djeshme, tre të mitur, janë shoqëruar në policinë rajonale të Gjakovës të dyshuar për rastin zjarrvënie në Muzeun e vjetër të muzikës në Gjakovë.
Kjo është bërë e ditur nga policia rajonale e Gjakovës.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti për zjarrin është dërguar për hetim në Sektorin e Krimeve të Rënda.
”Për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në Sektorin e Krimeve të Rënda pranë kësaj drejtorie”, thuhet në njoftim.
/GazetaPapirus/