Deri në fillimin e vitit të ri shkollor kanë mbetur edhe dy ditë, ndërsa interesimi i madh i prindërve është parë në shtëpitë botuese sot, duke blerë tekstet shkollore.
Krejt kjo pasi vendimi i ri i Ministrisë së Arsimit i obligon prindërit për t’i blerë librat për fëmijët e më pas ata do të sunbvencionohen nga qeveria.
Shuma të cilën MASHT-i e ka ndarë për prindërit është prej 80 euro për fëmijët deri në klasën e pestë, ku 50 prej tyre janë për tekste shkollore.
Ndërsa, për nxënësit e klasës së 6 deri të 9 do të rimbursohen vetëm me nga 30 euro për materiale shkollore, kurse librat iu ofrohen nga shkollat.
Ky vendim është përcjellur me reagime të shumta nga opinioni, opozita dhe qytetarët.
Media ka dalur në teren për të kontaktuar më disa prej prindërve në shtëpitë botuese duke blerë tekstet shkollore dhe për t’i pyetur se a janë të mjaftueshme mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës.
Një qytetar ka thënë se për dy fëmijët e tij, njëri në klasën e dytë e tjetri në të katërtën i kanë kushtuar tekstet shkollore 102.72 euro.
Ndërkaq, ka edhe prej atyre që u ankuan se po mungojnë tekstet shkollore nëpër shtëpitë botuese.
Njëri prej tyre tha se nuk kishte mundësi që t’i blejë të gjitha