Presidentja Vjosa Osmani eKryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.
Presidentja Osmani, tha se shteti serb nuk po e zbaton marrëveshjen e arritur në Bruksel për hapje të arkivave.
Mes tjerash, Osmani ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta shtojë trysninë ndaj Serbisë që t’i dorëzojë të zhdukurit me dhunë.
“Të zhdukurit me dhunë janë plaga dhe dhimbja më e madhe e vendit tonë. Në fillim të këtij viti u arrit një marrëveshje në Bruksel për t’i hapur Serbia arkivat për të zhdukurit, dhe përkundër kërkesën sonë që të bëhet në fillim të qershorit një kërkesë në drejtim të presidentit Vuçiq, fatkeqësisht Serbia vazhdon ta shkelë marrëveshjen”, u shpreh Osmani.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe miqve aleatë që të mendojnë për prindërit dhe familjarët që ende të zhdukurit i kanë në varrezat e Serbisë. Të mendojnë për nënën që e ka varrin e zbrazët, të mendojnë për fëmijët që ende nuk e dinë ku e kanë babain, që Serbia t’i dorëzojë të pagjeturit”.
/GazetaPapirus/