Qytetarët e Vlorës janë përgatitur për të pritur turistët, ky qytet ka hapur zyrtarisht sezonin turistik të shtunën. Kjo u bë nën rimet e muzikës dhe me praninë e fishekzjarreve. Po ashtu, edhe operatorët ekonomik të ksaj pjese kanë përfunduar të gjithë përgatitjet e tyre.
Kryetari i Operatorëve turistik të Jugut në Shqipëri, Vasil Bedinaj, ka treguar se kosovarët kanë frekuentuar shumë këtë pjesë për të bërë pushimet e tyre, qoftë edhe fundjavave.
Bedinaj ka thënë se ka një llojllojshmëri të çmimeve në hotele dhe apartamente që mund të gjejnë turistët kur vijnë për pushime në Vlorë
Ashtu si edhe vitin 2020 rrijnë në kontakt me të gjithë konkurrrentët tanë, kjo nuk do të thotë që i kemi çmimet e njejta. Ata kanë mundësi nga 15 euro, hotele me nga 20 euro, hotele me katër yje 50 euro deri në hotele me pesë yje me 70 euro. Pra, kemi një mundësuar që nuk është ajo Vlorë para disa vitesh që kishte vetëm hotele të shtrenjta, tash ka shumë hotele që janë me një çmim më të volitshëm. Është një gamë të gjerë ofertash dhe çmimesh”, ka thënë Bedinaj.