Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë kanë kryer mëngjesin e së premtes bastisje në furrën e shndërruar në restorant, ‘Bukë e zemër’ dhe banesën e pronarit të saj, Ridvan Muharremi, i cili është arrestuar nën dyshimet se është përfshirë në keqpërdorimet me rezervat shtetërore. Po ashtu bastisje dhe arrestime u kryen edhe në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku u prangosën dy zyrtarët, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.
Kurse sot janë dërguar në Gjykatën e Prishtinës tre te dyshuarit lidhur me keqpërdorimet e rezervave shtetoërore.
Pas pak minutave pritet të fillojë seanca dëgjimore për të vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit