Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Mujeci, është arrestuar gjatë së hënës në Shqipëri si i dyshuar për trafikim me narkotikë.
Ai së bashku edhe me katër persona të tjerë u prangosën nga policia shqiptare.
Atyre iu është gjetur edhe një sasi prej 10 mijë dozash të llojit “Ekstazi”, e cila ka vlerën e 400 mijë eurosh.
E ish-shefi i Anti-Drogës në Policinë e Kosovës Naim Rudari, tha në Info Magazine në Klan Kosova se ky lloj i drogës duhet të prodhohet në laborator.
Ai theksoi se droga ka mundësi të ketë ardhur në vendin tonë nga ndonjë vend tjetër.
“Nuk përjashtohen mundësia që kjo të krijohet në laborator, por nevojitet që një laborator të ketë ekspertë të kësaj lëmie, të ketë kimist që kanë njohuri të mira në përpunimin e narkotikëve, për ta prodhuar këtë lloj të drogës në Kosovë”, tha Rudari në Klan Kosova.
Ndërkaq Policia e Shtetit gjatë një konference bëri të ditur se “Ekstazia”, është transportuar me autobus nga Kosova për në Shqipëri