Përmes formave të ndryshme, persona të panjohur arrijnë që në mënyrë të kundërligjshme të kenë qasje në llogaritë bankare të qytetarëve të rëndomtë, por edhe të llogarive të bizneseve. Si rrjedhojë, ata ia krijojnë vetes kushtet që të keqpërdorin mjetet financiare që nuk janë në pronësi të tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Me një rast të tillë është përballur një person në Suharekë, i cili kishte deponuar pjesën e tij të trashëgimisë familjare në xhirollogarinë e tij bankare.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 51-vjeçari para dy vitesh kishte deponuar 15 mijë euro, por që ato nuk i gjeti aty kur shkoi dje në bankë.
Ai është njoftuar se në një periudhë kohore prej 11 muajsh, persona të panjohur kanë kryer pagesa nga llogaria e tij, për shërbime në rrjetet sociale YouTube dhe TikTok dhe si rrjedhojë atij s’i ka ngelur asnjë cent.
Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mashtrim, teksa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit