Pasi kishte refuzuar t’i dorëzohej policisë, forcat RENEA kanë ekzekutuar një 62-vjeçar në Maliq të Shqipërisë.
Burimet nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se ka pasur disa herë të shtëna me armë zjarri mes të akuzuarit dhe forcave RENEA. Ajo çka konfirmohet nga informacionet paraprake është se RENEA e vënë në pozitë të vështirë nga të shtënat me kallash nga autori, ka qëlluar drejt tij duke e lënë të vdekur në vend, raporton Euroneës.al.
Ndërsa ekipet po e kontrollojnë vendin e ngjarjes, bashkëshortja dhe djali i të akuzuarit ndodhen në spitalin e Korçës pas plagëve të marrurra në kokë dhe pjesët e tjera të trupit, mirëpo ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Mbrëmjen e së premtes policia kishte shkuar në banesën e 62-vjeçarit pasi kishte marrë informacion se burri kishte plagosur me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij, Pëllumbesha Muçollari 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij, Kamber Muçollari, 27 vjeç.
Pasi gruaja dhe djali ishin dërguar në spital,62 vjeçari ishte mbyllur në banesën e tij duke refuzuar të dorëzohet kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë