Skuadra e Paris Saint-Germain ka pranuar kërkesën e sulmuesit brazilian, Neymar, për tu larguar nga “Parku i Princave”.
Neymar ka kontratë me klubin parisien deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit, por ai ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta lënë të lirë të largohet.
PSG-ja ka pranuar kërkesën e ylli brazilian dhe ia ka vendosur çmimin prej 150 milionë eurove.
Dëshira e Neymar është të rikthehet te Barcelona, por kushtet e tyre financiare nuk e mundësojnë transferimin e tij.
Një tjetër opsion në Evropë për të është skuadra e Chelseat, ndërsa nga Arabia Saudite është interesuar Al Hilal.
Neymar ishte transferuar te PSG-ja para gjashtë viteve, duke u bërë në atë kohë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.