Pas refuzimit të ofertës së tretë prej 100 milionë euro, nga Presidenti i Tottenham, Daniel Levy për kartonin e Harry Kane u duk se “bavarezët” do të hiqnin dorë përfundimisht nga “bomberi” anglez, mirëpo nuk ka ndodhur kështu.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloidëve britanikë, bordi i kampionëve gjermanë ka vendosur të bëjë një ofertë të re për “rekordmenin” e Kombëtares së “tre luanëve”, duke e çuar kështu në 120 milionë euro shifrën e projektuar për Kane, shifër kjo që përmbush dhe dëshirat e Presidentit të londinezëve.
Ndërkaq, në krahun tjetër, vetë Kane dëshiron që situata rreth të ardhmes së tij të sqarohet deri në fillim të sezonit, që starton këtë të shtunë, teksa është raportuar gjithashtu se lojtari i dha “bavarezëve” kohë deri në fund të javës për të gjetur akordin me Tottenham.