Një 23-vjeçar me inicialet Q.L, ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ai ishte duke u trajtuar aty, për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para disa javësh në fshatin Goshicë e Vitisë.
I njëjti nuk arriti që t’ju bëjë ballë lëndimeve.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, tha Osmani