Drejtoresha e shkollës së mesme ‘Çërravë’ në Pogradec, Valentina Meçe, është pezulluar nga detyra mbi akuzën se falsifikonte dokumentet e nxënësve.
48-vjeçarja, banuese në fshatin Buças, bënte diploma false për nxënësit e kësaj shkolle, kundrejt përfitimeve personale, shkruan noa.al
Ndaj saj janë caktuar masat:
“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, thuhet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.