Selim Bllaca mbrëmjen e së enjtes u godit me thikë në plazhin e Kunës në Shëngjin.
Zëdhënësja e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, ka thënë për Insajderin se gjendja e pacientit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Selim Adem Bllaca i datëlindjes 02.11.1964 nga Prishtina. Ka ardhur në shërbimin e terapisë intensive të Kardiokirurgjisë QSut Tiranë pas një interventi të kryer në zemër si pasojë e goditjës. Ndërhyrja është kryer nga Prof Asc. Andi Kaçani dhe mjekës anesteziste Dr. Esmerilda Bulku. Aktualisht pacienti është stabil dhe jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë zëdhënsja e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori dhe i plagosuri ishin banues në të njëjtin pallat, ndërsa ky i fundit ishte administrator dhe kujdesoj për objektin ku ata jetonin gjatë në Shengjin gjatë stinës së verës.
Sipas burimeve debati mes tyre kishte lindur që në orët e paradites të së enjtes, pasi 59-vjeçari Selim Bllaca i kishte kërkuar fqinjit të tij Hazir Berisha që të mos i hidhte mbeturinat vend e pavend. Kjo solli debate mes tyre te cilat agravuan në orët e mbrëmjes, ku fillimisht u përplasen fizikisht me njëri tjetrin e me pas 66-vjeçari Hazir Berisha e ka goditur me thikë.