Publicisti Milazim Krasniqi së fundmi ka bërë një reagim publik, në llogarinë e tij në facebook, ku është shprehur mjaft i ashpër me kryeministrin Kurti.
Krasniqi ka thënë se Kosova po e paguan shtrenjtë transformimin e pasuksesshëm të Albin Kurtit.
“Kosova po e paguan shtrenjtë transformimin e pasuksesshëm të Albin Kurtit nga një anarkist antipërendimor në një politikan pragmatik. Kurtit nuk i mjaftuan njëzet vite kohë, për t’u transformuar”.
Sipas Krasniqit, Kosova ka humbur shumë nga Albin Kurti.
“Gjatë kësaj periudhe kohore ai u tolerua që ta terrorizonte Kosovën nëpër protesta të dhunshme, t’ia ka humbur liberalizimin e vizave, të nxiste përçarje në popull, të manipulonte me Islamin politik dhe ndjenjat fetare dhe ta minonte tërësisht procesin e integrimit të serbëve në institucione. Vetëm për këtë veprimin e fundit u penalizua, duke e futur Kosovën nën sanksione të BE-ë dhe nën presionin e SHBA-së”.
Krejt në fund thotë që transformimi i Kurtit ka dështuar.
“Transformimi i Kurtit, duket se përfundimisht ka dështuar. Tashmë ka shkelë në minë. Nuk dua të parashikoj asgjë, por ajo që dihet nga përvojat e kaluara është se kur shkilet në minë, nuk shpëton pa u dëmtuar”.