Analisti Milaim Zeka, ka reaguar për rastin e pezullimit të licences së televizionit Klan Kosova nga Qeveria e Kosovës.
Zeka përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kryeministri Albin Kurti, është shkolla më perfekte e Aleksander Vuçiqit.
“Albini ashte shkolla ma perfekte e Aleksander Vuqiçit. Albini, edhe kur flet shqip, mendon dhe vepron si shkolla e Vuqiçit.” ka shkruajtur Zeka.
Tutje Zeka u shpreh se Kurti e Hajdari e dinë se Klani nuk do të mbyllet, por që sipas tij me këtë po mundohen t’i frikësojnë gazetarët e tjerë./Periskopi
Postimi i plotë:
Edhe Albini, edhe Rozeta, e dine se Klani nuk do te mbyllet.
Albini ashte shkolla ma perfekte e Aleksander Vuqiçit. Albini, edhe kur flet shqip, mendon dhe vepron si shkolla e Vuqiçit.
A e keni pa se çfare mjeshtri eshte presidenti serb ne krijimin e dramave te paverteta, ne menyre te te fshehet ajo qe ka ndodhur.
Rozeta Hajdari, ne nje vend gjysem normal, nuk i shpeton burgut. Albini, nuk ka me i shpetu ndeshkimit. Turmat po kthjellen, turmat po i largohen. I ka mbetur nje pjese neper stacionet e trenave te perendimit, e nje pjese qe shfryhen neper pufat me drita te kuqe, pastaj albinqe, ia japin nje rend te bisedave patriotike, ne stilin e Agim Bahtirit.
Albini po luan koqe me Klanin, per me na frigu ne gazetareve te tjere. Albini nuk mundet me shpetu as Mimozen, as Rozeten, as me mbylle Klanin!!!