Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka dhënë një deklaratë skandaloze kur bëhet fjalë për Ukrainën.
Përkatësisht, ai shkoi “një hap më tej” në mbështetjen për regjimin e presidentit rus, Vladimit Putinit dhe tha se “ekzistenca e Ukrainës dhe qëndrueshmëria e ushtrisë ukrainase mbështetet vetëm në paratë perëndimore”.
Pjesa e parë e deklaratës, në të cilën lideri ukrainas fjalë për fjalë përsërit fjalët e homologut rus dhe vë në pikëpyetje vetë ekzistencën e një shteti sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht, është veçanërisht e diskutueshme.
“Sovraniteti i Ukrainës është praktikisht i humbur. Një vend që nuk ka të ardhura financiare dhe që nuk mund të sigurojë vende pune për qytetarët e saj, e lëre më të financojë luftën, nuk është sovran”, tha ai.
Sipas tij, për të kryer operacione luftarake nevojiten tre gjëra – para, para dhe para, raporton telex.hu.
“Aktualisht, vetëm financat perëndimore po i mbajnë gjallë ukrainasit dhe ushtrinë ukrainase të aftë për luftë”, shtoi kryeministri hungarez.
Ndryshe, Hungaria në disa raste ka përdorur veton për të bllokuar fondet e Bashkimit Evropian, të cilat kishin për qëllim të ndihmonin Ukrainën.