Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 23.04.2021, kishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: GEZIM (Fazli) AZEMAJ , i cili kërkohej për veprën penale“Arratisja e personit të privuar nga liria”
Ndërsa Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 26.04.2021,është bërë arrestimi i tij.
“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.
Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thekson komunikata e policisë.
Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.