Ehat Miftaraj, drejtues ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka reaguar ndaj kërcënimeve të policëve të rinj serbë në veri, duke thënë se këto kërcënime duhet ndaluar menjëherë.
Në reagimin e tij të bërë në Facebook, Miftaraj ka thënë edhe se, tani pas emërimit të policëve të rinj serbë, njësia speciale që gjendet në veri, mund të zëvendësohet nga ta, të cilët edhe mund t’i shërbejnë komunitetit serbë në veri.
Postimi i plotë:
Kercenimet ndaj policeve te rinj serbë qe sherbejnë ne veriun e Kosoves duhet ndalur menjehere.
Ne vazhdimesi popullata serbe dhe pjesetare te organizatave jo-qeveritare dhe te medias nga komuniteti serbë e kane ngritur zerin kunder patrullimit te njesive speciale te policise se Kosoves ne veriun e Republikes.
Tash me emerimin e policeve te rinj serbe, njesia speciale mund te zevendesohet me polic te rregullte te cilet do te mund te i sherbejne komunitetit serbë ne veri dhe komuniteteve tjera qe jetojne ne veriun e Kosovës.
Tani pjesetaret e medias dhe shoqerise civile nga komuniteti serbë duhet tu dalin ne mbeshtetje policeve te rinj dhe te denojne aktet e dhunes ndaj tyre apo familjareve te tyre te shprehura permes kercenimeve apo formave tjera.
Policia e Kosoves dhe pjesetaret e saj pa dallim etnie i sherbejne popullit te Kosoves, per te mbajtur rend dhe ligj, andaj te gjithe pa dallim duhet mbrojtur kete vlere te perbashket.