Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një person ka humbur jetën tragjikisht.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë me dije se 25-vjeçari ishte dërguar atje pa shenja jete me ç’rast është konstatuar vdekja nga stafi shëndetësor.
Sinjali mëson se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e dëshmitarëve të rastit, të cilët kanë deklaruar se i ndjeri duke tentuar të hip në rimorkion e kamionetës së ngarkuar me dru, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka marrë lëndime në kokë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.