Deri në orën në 16:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime sipas KQZ është 40.88%.
Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve për 1679 Qendra Votimi nga 5199 që janë në total dhe sërish mbeten Dibra me Tiranën dy qytetet me numrin më të lartë të votuesve, 47.47% dhe 46.30%.
Berati 38.35%
Dibër 47.47%
Durrësi 38.43%
Elbasan 43.40%
Fier 39.57%
Gjirokastër 36.29%
Korçë 38.41%
Kukës 42.43%
Lezhë 38.27%
Shkodër 36.37%
Tiranë 46.30%
Vlorë 29.40%
Ndërkohë, më herët, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha, në një dalje për mediat në 16:12 tha se procesi po ecën normalisht.