Rastet kur qytetarët e Kosovës hasin në trupa të pajetë në vende të ndryshme nuk janë edhe të pakta. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth ores 15:38 te Lumi i Bardhë në Prizren.
Siç konfirmon Policia në raport, dy persona gjatë kohës sa ishin duke peshkuar rastësisht shohin një trup të vdekur, shkruan Gazeta Papirus.
Me të parë kufomën,dëshmitarët okularë të rastit kontaktojnë Policinë, e njëjta del menjëherë në vend të ngjarjes.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
/Gazeta Papirus/