Avokati i Jakup Krasniqit, Adam Ellis, ka pasur një përplasje me dëshmitarin e Prokurorisë, ekspertin Frank Ledwige.
Kjo pasi Ledwige në një raport, kishte thënë se Jakup Krasniqi ishte parë në një zonë ku kryheshin tortura.
Megjithatë, dëshmitari tha se nuk i kujtohen burimet e sakta kush ia dha këto informacione. Këtu ndërhy ashpër avokati Ellis.
Ellis: Në deklaratë thuhet se koloneli Petroviq ju ka treguar se Jakup Krasniqi ka qenë atje?
Deshmitari: Po, ashtu është. Është referenca e vetme që më kujtohet me z.Krasniqi.
Ellis: Nuk vihet në diskutim tema e pranisë së Jakup Krasniqit, se ai ka qenë atje por nuk më kujtohet nga ku vinte ky informacion?
Dëshmitari: Kjo ishte logjika dhe arsyeshmëria mbi të cilën mbështeteshin njerëzit e Rahovecit dhe qëllimi i kërkesat e vazhdueshme të ekipit tim për të folur me z.Krasniqi. Kishte shumë burime që konfirmonin se ai ishte aty.
Ellis: Ju vini këtu para një gjykate dhe thoni që ka burime të tjera por ato nuk iu kujtohen?
Dëshmitari: Koloneli Petroviq ishte ai torturuesi që e përmendët më herët?
Dëshmitari: Petroviq ishte komandant apo zv/komandant i forcave policore në Prizren dhe nuk ka dyshim se ai ka përkrahur e ka marrë pjesë në praktika të tilla të torturës.
Ellis: A iu ka pranuar që kur e keni pyetur që ka pasur gjak në mure?
Dëshmitari: Po
Ellis: A nuk mendoni që këto ngjarje pala serbe i ka përdorur për nevoja propaganduese?
Dëshmitari: Ata e përdornin cështjen e të zhdukurve si provokim, është e saktë.
Ellis: Ishte me vlerë për palën serbe që ta lidhnin zëdhënësin e UCK-së me ato ngjarje?
Dëshmitari: Po. Serbët nuk ngriti ndonjë problem, nuk e bën të madhe praninë e tij atje.