Bekim Bejta e ka lënë punën si profesor në Universitetin e Prishtinës.
Ai e ka dërguar një letër në adresë të senatit të UP-së duke thënë se nga dita e sotme ai nuk është profesor aty.
Në fund të muajit mars në media është publikuar një audio-incizim ku dëgjohej Bejta duke përdorur gjuhë denigruese ndaj një studenteje. Ai më pas u suspendua nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët.