Sot pritet takimi i zevendëskryeministrit, Besnik Bislimi bashkë me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Bruksel, në ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak, i cili do t’i presë në takim kryenegociatorët nga të dyja palët.
Fokusi i takimit do të jetë tek implementimi i marrëveshjes së 27 shkurtit [Marrëveshja Bazë] dhe hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Papirus.
Ndërkohë, partia opozitare Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, nuk është se pret diçka të mirë nga ky takim. Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj tha për Gazetën Papirus se nga kjo “Qeveri mund të pritet gjithçka, por jo diçka mirë”.
“Pas një pauzë të gjatë të gjitha këtyre ekzibicioneve që i ka bërë kjo Qeveri sepse fillimisht e ka pranuar marrëveshjen dhe planin franko-gjerman e ka pranuar në Ohër dhe në Bruksel, më pas i kemi parë të gjitha këto zhvillime që i ka bërë në emër të shtrirjes së emrit dhe ligjit në fakt gjithë këtë popullizmin që e ka bërë shtetin e izoloi. Shteti i Kosovës, për shkak të veprimeve të zotit Kurti ështe sanksonuar nga shtetet e Amerikës është sanksionuar edhe nga Bashimi Evropian”, tha Kadrijaj.
Tutje shtoi: “Pas një periudhe të tillë, prap i thanë për propozimin për deeskalimin e situatës ndërsa sanksionet nuk iu kanë hequr Kosovës dhe tash po vazhdon me rundet tjera të bisedimeve të shohim se çka do të ndodh sepse prej kësaj Qeverie pritet gjithçka por nuk pritet diçka e mirë sepse nëse e kish pranuar fillimisht këtë plan për deesakalimin e situatës, Kosova nuk do kish marrë sanksione dhe tash çka kena me fitu pas gjithë kësaj periudhe, asgjë përpos sanksioneve që janë vendos edhe që Kosova në sytë e ndërkombëtarëve po shihet si një Qeveri deestabilizuese, Qeveri konfliktuoze dhe Qeveri pa ndonjë vendim marrje”.
/GazetaPapirus/