Një person ka mbetur i plagosur në Prishtinë, saktëisht te Gjimnazi “Sami Frashëri”.
Një qytetar ka publikuar pamje tjera nga plagosja. Nuk dihen motivet e kësaj plagosjeje. Ndërkohë lajmin e gjuajtjes me armë e ka konifmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Në një përgjigjie për Gazetën Papirus, Ahmeti thotë se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se janë lënduar tre persona, derisa konifrmon se njëri nga ta është dërguar në statcionin policor.
Përgjigjia e Flora Ahmetit:
Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ”Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetë një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.