Adem Ramadan Ademi u lind me 1 shtator të vitit 1969, në fshatin Galicë të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Shote Galica” në vendlindje, ndërsa të mesmen, në shkollën “Hasan Prishtina”, në Vushtrri.
Në vitet e 80-ta, emigroi për në Gjermani, ku punoi për vite të tëra për të siguruar bukën e gojës për familjen. Në fillim të vitit 1997, nga lajmet e shumta që po përhapeshin në vend dhe kudo në botë si dhe nga bashkë atdhetarët, Adem Ramadani mësoi se në Drenicë po bëhen Lëvizjet për çlirimin e atdheut nga okupatori serb. Me të dëgjuar se në Drenicë e Kosovë po digjen flakë po bëhen masakra si në Likoshan e Qirez e gjithandej.
Adem Ademi, kishte vendosur ta linte jetën luksoze në Gjermani dhe erdhi në Shqipëri për t’ u armatosur e për të hyrë në Kosovë. Fillimisht ndalet në Tropojë ku iu bashkua kontingjentit vullnetar, i cili ishte një grup i madh i bashkëluftëtarëve.
Ai erdhi, në vendin ku ishin duke pritur për armatim. Pas një muaji qëndrimi në Tropojë, në 15 korrik të vitit 1998, nisën për të thyer kufirin. Më 15 korrik të vitit 1998, grupi i armatosur arrin deri në kufi.
Në orën 2:15 minuta të datës 17 korrik të vitit 1998, luftëtarët e lirisë, papritmas bien në pritën e forcave serbe, te vendi i quajtur “Rrasa e Zogut” në Padesh.
“Ishim shumë bashkëluftëtarë në momentin e rënies në pritë. U zhvilluan luftime të ashpra mes forcave serbe dhe luftëtarëve të UÇK-së. Forcat ushtarake serbe përdorën raketa ndriçuese pastaj minahedhës e armatime tjera të rënda. Në luftime e sipër bie në altarin e lirisë, luftëtari i përkushtuar i luftës së UÇK-së, Adem Ademi, trupi i tij nuk është gjetur ende.
Aty janë plagosur rëndë, edhe Ismail Galica, Qazim Xani, Isuf Hoti, Murtez Dajaku, Xhemë Koca, Arben Muqaj, Bali Goxhuli, Sabit Koca, Esat Jashari, Musli Geci e shumë bashkëluftëtare tjerë. Pas plagosjes jemi tërhequr zvarrë deri në kufi. Disa kanë kaluar kufirin, ne të plagosurit kemi marre ndihmën e parë në Tropojë në ambulantë, pastaj në spitalin e Bajram Currit, pastaj jemi bartur me helikopter në spitalin ushtarak, në Laprakë të Tiranës”.
Pas një muaji jemi shëruar prapë jeni ri organizuar për të hyrë në frontin e luftimeve në Kosovë. Aty ishim bashkë me Bekim Berishën e Bedri Shalën. Ata janë ndalur në Junik. “Ne këmbë hymë në Junik e vazhduam deri ne Likovc”.
Gjatë luftës, forcat serbe, në fshatin Galicë kanë martirizuar edhe vëllanë e Ademit, Burimin. Ademi ka lënë pas vetës babanë Ramadanin, nënë Hamidën, vëlla, Shaqirin, motër Elmazën, gruan Hanëmshahen dhe dy bijat Hyrinë dhe Elfatën.
Familja e dëshmorit ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, si dhe nga shoqatat e luftës. Urdhri “Hero i Kosovës” për trimëri dhe sakrificë i është ndarë Dëshmorit Adem Ademi nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Shkruan: Agim Hoti