Një femër është arrestuar në Suharekë pasi e njëjta ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me kaçavidë në dorë burrin e saj, shkruan Gazeta
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, nga ku është shtuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton Gazeta Papirus.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 15.07.2023 – 10:17. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja