Dy meshkuj dhe një femër janë rrahur mes vete, raporton Gazeta Papirus.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka nodhur me 13 korrik rreth orës20:40 në Lipjan. Deri më tani nuk dihen arsyet e rrahjes, por me vendim të prokurorit dy meshkujt janë dërguar nëmbajtje, ndërsa femra është liruar, njofton Gazeta Papirus.
Njoftimi i Policisë:
Lipjan 13.07.2023-20:40 Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër kosovarë/e pasi të njëjtit si pasojë e një ngatërrese janë përleshur fizikisht në mes veti. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.