Rrahja në Kuvend mes pushtetit dhe deputetëve të PDK-së po dominon aktualisht temat në opinionin publik. Pamje nga një kënd tjetër ka paraqitur portali EkonomiaOnline
Aty vërehet se si deputeti i PDK-së Rashit Qalaj donte t’i bashkohej përleshjes por u qetësua e u ndal nga deputetët e VV-së, Ardian Gola e Salih Zyba.
Ndërkohë, menjëherë më pas kemi edhe një tjetër pamje të re ku shihet deputeti më i moshuar i Kuvendit, Jahja Kokaj, duke e qetësuar një ndër protagonistët kryesorë të rrahjes, Mërgim Lushtakun.
Lushtaku e qëlloi me ujë kryeministrin Albin Kurti, për t’u qëlluar sekonda më pas me shishe nga zv. kryeministri Besnik Bislimi.
Nga këto pamje vërehet edhe një fërkim mes Gani Krasniqit të VV-së dhe Elmi Reçicës së PDK-së. Të dy ishin pjesë e UÇK-së në kohën e luftës.