Për herë të parë pas një muaji e gjysmë Qeveria e Kosovës në Bratisllavë u morr vesh që është e gatshme të tërheq disa policë nga komunat veriore.Bëhet fjalë për 25% të prezencës së tyre atje.
Gjithsesi, gjatë të mërkurës në tri komunat veriore Policia e Kosovws kanë qenë me prezencë të njëjtë pavarësisht qetësisë që po mbizotëron atje.Si rrallë herë, përball objektit të Komunës së Leposaviqit, nuk po qëndron asnjë protestues gjatë ditës së mërkurë.Në Zubin Potok e Zveçan kishte protestues por edhe zyrtarë policor që po e kryejnë punën e tyre atje.
E kërkesa për largimin e një përqindje të tyre nuk ka shkuar akoma në veri.“Urdhrat neve na vijnë nga eprorët tonë që dmth nga drejtori e te poshtë e deri tani nuk kemi urdhër për ndonjë tërheqje të mundshme të numrit të caktuar të policëve por nuk është diçka e jashtëzakonshme në momentin që na vjen një urdhër i tillë, ne e zbatojmë”, ka deklaruar Veton Elshani – Zëvendësdrejtori i Policisë.
Gjithsesi, kur do që ndodhë kjo sipas njohësit të rrethanave është kthim në pikën zero të situatës.“Në aspektin politik i ndihmon depërshkallëzimit të situatës dhe është e mirëseardhur por nëse i marrim për bazë zotimet e Qeverisë së Kosovës duke marr vendime dhe duke u zotuar njëanshëm pra, tërheqja prej 25% dhe vlerësimi për tërheqjen edhe me tej të policisë i bije që Qeveria po tërhiqet 100 % nga zotimet e veta”, ka thënë Valdet Hoxha – Njohës i sigurisë.
Por, marrëveshjen e së martës e ka përshëndetur Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se BE pret nga Kosova të ndërmarrë hapa të tjerë për të ecur përpara në këtë drejtim.