Ka dështuar të mbahet sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se kishte mungesë të kuorumit.
Tutje, ajo u shpreh se do të vazhdojnë me punën e Kuvendit.
“As sot nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë, në mungesë të kuorumit. Ne vazhdojmë me punën e Kuvendit sipas kompetencave dhe detyrimeve që dalin nga Kushtetuta e Republikës dhe nga rregullorja e Kuvendit”, tha Kusari-Lila.