Numri i personave që kanë hyrë në Kosovë ka shënuar rritje krahasim me vitin paraprak. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar rritje të numrit të udhëtarëve për rreth 15 për qind krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, edhe numri i personave, të cilët kanë hyrë dhe dalë nga Kosova, në të gjitha Stacionet Policore Kufitare (SPK) të Republikës së Kosovës nga periudha janar-qershor, është për rreth 100 mijë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara deklaron se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka mbi 1.5 milionë udhëtarë.
Gara thotë se vitin e kaluar numri i udhëtarëve ka qenë afër 3 milionë, ndërsa në këtë vit shpreson që kjo shifër të tejkalohet.