Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, pati dyshime se Ministra e Shëndetësisë ka marrë propozime nga një kompani private që të hiqet neni për prodhuesit vendës.
“Para një vit e gjysmë e kemi dorëzuar ne Projektligjin për Rregullimin e Çmimit te barnave , ndërsa tani ka ardh një projektligj shumë i dobët se sa ka qenë një vit e gjysmë e që është refuzuar nga ama e mazhorancës. Ky ligj përveç rregullimit të çmimeve tavan, do duhej të kishte edhe listën pozitive dhe rimbursimin e listave pozitive që i ndihmonte rasteve sociale, pensionistëve të cilët nuk mund t’i blinin barnat që kanë nevojë”.
“Ky ligj është harmonizuar më shumë me lobuesit jashtë Kosovës sesa me ata brenda këtu. Në mbledhje të grupit punues edhe deputetit Haxhi Avdyli, ka treguar se është kërkuar te Komisioni Draftus ne MSH që neni për prodhuesit vendor të hiqet, pra me kërkesë të Kompanisë ‘Alkaloid’”, tha Haxhiu.