Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes këtë javë se ka kushte atmosferike që mund të shkaktojnë stuhi.
Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha.
Vlerat e temperaturave ekstreme do ë jenë afërsisht të ngjashme me ato të ditës së mërkurë.
Pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike.